Policia e Mançesterit ka njoftuar se tash për tash 19 veta janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në fund të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena. “Rreth orës 22:35 të hënën më 22 maj 2017, policia ka marrë njoftimin për një shpërthim në Manchester Arena”. “Tash për tash, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mançesterit. Policia ka kërkuar që të përcillet faqja e tyre për informacione të sakta në vijim, në mënyrë që të mos krijohet panik. Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se do të bëhet një shpërthim i kontrolluar dhe kanë kërkuar nga banorët që të mos shqetësohen.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …