Kopshti i fëmijëve ,,Fatosat ’’ nga sot do të ketë të rregulluar ambientin e jashtëm

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Komandantin e Komandës Regjionale –Perëndim (RC-W) Kolonel Gianluca Figus, përfaqësues i Kontingjentit Italian te KR-P sot kanë bërë përurimin e ambientit të jashtëm tek çerdhja e fëmijëve ,,Fatosat’’ në Deçan. Për kryetarin Ramosaj, ky investim nga KFORI- Italian, është i mirëseardhur me vet faktin se po ashtu misioni paqeruajtës ka edhe një bashkëpunim të shkëlqyer me Institucionin Komunal, në realizimin e projekteve të përbashkëta. Edhe Komandanti i Komandës Regjionale –Perëndim (RC-W) Kol.Gianluca Figus tha se një bashkëpunim i tillë do të vazhdoi edhe në të ardhmen. Të shohësh fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve është ndjenjë e mirë andaj ky projekt më bën të ndihëm mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …