Koreja e Veriut tensionon raportet me SHBA-të, me testimin e disa raketave me rreze të shkurtër veprimi

Koreja e Veriut tensionon raportet me SHBA-të, me testimin e disa raketave me rreze të shkurtër veprimi

Koreja e Veriut testoi disa raketa me rreze të shkurtër veprimi, të cilat u lëshuan nga gadishulli i Hodo-s në lindje të vendit. Kjo shënon inciativën e parë e këtij lloji që kur Peniani testoi një rakete balistike ndërkontinentale në nëntor të 2017-tës, ndërsa muajin e kaluar shteti komunist tha se kishte testuar atë që e cilësoi një armë të re taktike, testi i parë që prej samitit mes Kim Jong-un dhe Donald Trump në Hanoi. Lëshimi i raketave me rreze të shkurtër veprimi nuk përbën shkelje të premtimit të Penianit për të mos testuar raketa bërthamore, apo me rreze të gjatë, gjithsesi sipas mediave ndërkombëtare ky hap sinjalizon se Peniani po fillon të humbasë durimin me Uashingtonin i cili nuk po lehtëson sanksionet ekonomike. Kujtojmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut, por dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean. Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni të tërhiqte sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo bisedim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …