Kosnett

Kosnett: Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me BE-në për të arritur njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm. “Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar  Kosnett. Të martën dhe të mërkurën, Lajçak qëndroi në Kosovë, ku takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …