Philip Kosnett: Amerika nuk përpiqet që ta detyrojnë Kosovën të pranojnë një marrëveshje që nuk është e gatshme

Kosnett: Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Për marrëveshjen e arritur për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë, sot ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Përmes një postimi në “Twitter”, Kosnett ka thënë se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët. “Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën …