Kosova dhe Malta pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Kosova dhe Malta pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Maltë, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, u prit në një takim nga ministri i Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela. Siç njofton zyra e Pacollit, më margjina të këtij takimi, ministri fillimisht e ka falënderuar homologun e tij për pritjen, mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme nga ky shtet, ndërkohë që ka kërkuar që mbështetja e njëjtë të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në lidhje me prioritetet strategjike të Kosovës, siç është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtare të Kosovës. Pacolli i përcolli edhe ftesën për të vizituar Kosovën ministrit Abela, gjë e cila është pranuar me kënaqësi. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ministri Abela, me propozim të ministrit Pacolli do të shoqërohet me biznese nga Malta, në mënyrë që të organizohet një Forum Ekonomik në mes dy vendeve respekive.

Gjatë takimit, ministri i Jashtëm Maltës, Abela ka rikonfirmuar qëndrimin se Malta do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në lidhje me anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe se Malta është e hapur për të shikuar rrugët dhe mundësitë, që shpijnë drejt thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve. Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016, duke u vlerësuar si ekonomia me shpejtësinë më të madhe të rritjes brenda Bashkimit Evropian. Të hyrat për kohë banori në këtë shtet llogaritet të jenë rreth 39 mijë dollarë në vit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …