leoni

Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që t’i heqin kontrollet e dyfishta kufitare gjatë sezonit turistik

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar  që t’i heqin kontrollet e dyfishta kufitare, duke propozuar një model të ri për t’i shmangur radhët në prag të sezonit turistik. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë për ceremoninë e kryetarit Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar një model të ri kontrolli kufitar.   Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha, ka konfirmuar për “Top Channel” se, tanimë policitë kufitare nga të dyja anët e kufirit i kanë bërë rekomandimet dhe, së shpejti do të nisë zbatimi i marrëveshjes së re. “Ideja është që të ketë një pikë të përbashkët kontrolli, por të ketë dy kontrolle. Të dyja autoritetet e policisë, asaj shqiptare dhe asaj kosovare, duhet të jenë të vendosura në një kabinë dhe të ketë kontroll të dyfishtë, me qëllim lehtësimin e kontrollit të qytetarëve që e frekuentojnë këtë pikë të kalimit kufitar”, ka thënë ai. Hoxha ka shtuar se, kjo formë kontrolli është bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, që më 14 nëntor të vitit të kaluar kishte kërkuar nga Kosova vendosjen e dyfishtë të kontrollit kufitar me Shqipërinë. Pika e përbashkët Kosovë- Shqipëri ishte aplikuar edhe një  vit më parë, por pas sezonit turistik, Brukseli zyrtar kishte kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të kthenin shërbime në dy pikat kufitare. Politikanët poltronë të Tiranës dhe Prishtinës iu binden Brukselit pa asnjë reagim. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …