Bibla dhe Kurani

Kisha Katolike e Shqipërisë mbështet idenë e kryeministrit, Edi Rama lidhur me mësimin e lëndës fetare

Kisha Katolike e Shqipërisë mbështet idenë e kryeministrit, Edi Rama lidhur me mësimin e lëndës fetare në programin mësimor. Kisha thekson se në vendin tonë ka një boshllëk në sistemin arsimor për sa u përket njohurive mbi fenë, por për dhënien e këtyre njohurive, mësuesit duhet të jenë të përgatitur. “Kur përdoret për luftë është karikaturë e besimit. Mësuesit duhet të jenë të përgatitur. Në reagim thuhet se në Shqipëri kemi të bëjmë me një boshllëk në sistemin arsimor, ndërkohë që në shumë vende europiane në shkolla jepet lënda e besimit fetar. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sqaroi detaje të projektit që u paralajmërua javën e kaluar nga kryeministri Rama. Lënda e re mësimore e besimit fetar hyn si projekt pilot në 5 shkolla 9-vjeçare dhe 5 të mesme. Projekti do diskutohet me akademikët, ndërsa mësuesit e lëndës do të trajnohen paraprakisht. Lënda do të quhet ‘Historia e besimeve fetare’ dhe do të jepet nga mësues të posaçëm dhe jo klerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Haxhiu: Vjosa Osmani po e shfaq paditurinë e saj si politikane me fjalime të liga dhe duke e injoruar UÇK-në

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka mungesë transparence

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku është kritikuar edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e …