Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota në FIFA

Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota në FIFA

Në mbledhjen e djeshme të FIFA-s, Kosova është pranuar në Federatën Botërore të Futbollit, duke u bërë anëtarja e 210-të e saj. Kërkesa e Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizimi mori mbështetjen e 141 shteteve, nga 205 sa kishin të drejtën e votës. Ky vendim i FIFA-s e bën Kosovën anëtare me të drejta të plota, pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare të Serbisë për të penguar ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Edhe FIFA ka njoftuar për pranimin e Kosovës në gjirin e saj. ““Kosova bëhet anëtari i 210-të i FIFA-s pas votave të realizuara në Kongresin e FIFA-s. 141 vota ishin pro dhe 23 kundër”, thuhet në njoftimin e afishuar në rrjetin social Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …