Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për medie, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se Kosova do të kërkojë në Samitin e Berlinit që të vazhdohet dialogu i pakushtëzuar me Serbinë. Ai tha se në këtë takim nuk do të ketë dialog e as negociata mes Kosovës dhe Serbisë sikurse që është larg arritja e ndonjë marrëveshje, por para se gjithash, sipas tij, nuk do të ketë as dialog as negociata pa rolin e Amerikës, Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar. Sot është dita që kancerlarja Merkel ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovë, t’i bindë edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën. Taksa është e drejt e ligjshme dhe nëse Serbia do të vazhdojë me veprime agresive ne do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”, tha ai. Thaçi thotë se roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm pasi që sipas tij Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për t’i lëvizur gjërat në Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …