leoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin

Zyra e shtypit në kryeministri shpërndau një njoftim të shkurtër për mediat pas takimit të Edi Ramës me kancelaren Angela Merkel. Sipas njoftimit këto ishin cështjet e diskutuara. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falënderoi Kancelaren për vemendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhenë për ta shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit te dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plote të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …