Cakaj: Merkel e konfirmoj edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave integrimin për Shqipërinë

Cakaj: Merkel e konfirmoj edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur mjaft entuziast pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE. “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë!”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …