Kroatët vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin lidhur me mos hapjen e kapitullit 23 të negociatave BE-Serbi

Kovaç: Kroacia mund ta bllokojë Serbinë në negociatat për anëtarësim në BE në kapitullin 23

Pas bisedës me ministrin kroat të veteranëve të Luftës Toma Medved dhe me përfaqësues të shoqatave të veteranëve të luftës, Miro Kovaç, shefi i diplomacisë kroate ka deklaruar se Kroacia mund ta bllokojë Serbinë në negociatat për anëtarësim në BE në kapitullin 23 nëse Serbia fillon së zbatuarit ligjin për kompetencat e përgjithshme për krime lufte ndaj veteranëve kroatë të luftës. Kovaç këtë e ka thënë “Serbia në rrugëtimin për në BE nuk do të mund ta zbatojë atë ligj, e duhet të bashkëpunojë edhe në zbulimin e të zhdukurve dhe të mbetjeve mortore”, citon Hina të ketë thënë Kovaç.  “Po ashtu ekziston edhe korniza evropiane e sundimi i të drejtës është parimi themelor i funksionimit të BE-së. Tani është detyrim i Serbisë që ai ligj i saj të mos zbatohet për Kroacinë dhe ky detyrim ka hyrë në kornizën negociuese”, ka thënë Kovaç dhe ka shtuar se “Serbia, po deshi përparim drejt BE-së duhet dhe është e detyruar ta respektojë këtë kriter”. Ai ka shtuar se “në çdo gjashtë muaj do të kontrollohet përmbushja e këtyre detyrimeve e nga ana e Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …