Brickos

Enver Hoxhaj

Hoxhaj ministër i MPJ-së, ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, O’Connell

Enver Hoxhaj ministër i MPJ-së, ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejmë të të dyja shteteve si dhe për koordinimin e veprimeve për sa i përket shtimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Sipas një komunikate  të MPJ-së, ministri Hoxhaj ka theksuar se “Britania e Madhe, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës së pavarur dhe fuqizimit të sovranitetit tonë dhe si një partner i fuqishëm evropian por edhe global, ajo do të ndihmoj në rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës si dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”. Unë mendoj që Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 120-130, nuk dua të them që do t’i marrim këtë vit. Kjo me një arsye shumë të thjeshtë, për tu anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe na duhet një mbështetje e madhe e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, citohet të ketë thënë ministri Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …