KPF-ja në Viti mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e komitetit për politikë dhe financa në komunën e Vitisë, ku gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës, e një ndër pikat që është diskutuar më së shumti ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-dhjetor 2023. Kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë Bekim Azizi, i njoftoj fillimisht të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për vendimet që janë nxjerrë në seancën e fundit të kuvendit. Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan disa pyetje dhe ngritën edhe disa çështje e ku kryesisht përgjigjet për to në emër të ekzekutivit komunal i dha zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Në pikën e parë rreth pasqyrave financiare, drejtoresha për ekonomi, financa dhe zhvillim ekonomik Milihate Ajeti, njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %. Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro. Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Ajeti.  Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe  këto pika:

-Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës.

Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e komitetit për komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria”, Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2025-2026.

Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informate për planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2024  dhe Informatë nga DKA-ja për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë  dhe fillimin e gjysmë vjetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …