Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit ” Kontrata Sociale”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti “Kontrata Sociale” nga USAID-i. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth këtij projekti që po implementohet në Viti. Gjithashtu u bisedua edhe rreth punëtorisë së fundit të mbajtur me zyrtarët komunal dhe qytetarët vitias, ku janë përzgjedhur edhe disa projekt propozime të cilat do të realizohen në Viti.  E këto projekt propozime  u përzgjodhën në punëtorinë e fundit me votim të fshehur nga qytetarët. Kryetari Haliti i falënderoj ata për bashkëpunimin e deritanishme duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në jetësimin final të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e parë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …