KPF në komunë e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2021

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunë e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2021.

Komiteti për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Raporti vjetorë i punës i kryetarit të komunës për vitin 2021.

  3. Raporti I menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid 19 në komunën e Hanit të Elezit.

  4. Propozim vendimi për formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtor/esh për institucionin parashkollorë dhe SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.

  5. Raporti financiar për vitin 2020.

  6. Propozim vendim për bartjen e të hyrave të pashpenzuara nga viti i kaluar në vitin aktual.

  7. Raporti i punës i kuvendit të komunës për vitin 2020.

  8. Plani i punës i këshillave lokale të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2021.

  9. Informatë mbi raportin financiar për periudhë janar-dhjetor 2020 të Npl “Pastrimi”sh.a

  10. Të ndryshme.

Me propozim të ekzekutivit rendi i ditës është plotësuar edhe me:

Kërkesat e shoqatës për shënimin e 100 vjetorit të ardhjes së Hasan Prishtinës në krye të Qeverisë Shqiptare në Tiranë, për emërtimin e parkut me emrin e Hasan Prishtinës në kuadër të kompleksit memorial “Bllaca 99”. Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi kryesuesi Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent nënkryetari i komunës Mallzum Qajani dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …