Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ do të hetojë 10 për qind të vendvotimeve të çdo komune dhe që i takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim tqë të hetojë 10 për qind të vendvotimeve të çdo komune dhe që i takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Duke folur për këtë vendim, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se në total janë 255 vendvotime që do të hetohen të cilat që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësisht. AI ka shtuar më tutje se gjatë pranimit të këtyre vendvotimeve nuk është vërejtur ndonjë parregullësi, por hetimi i tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë. “Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimti ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezulatit të Kandidatëve. Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve”, ka saktësuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …