Anijet luftarake ruse dhe kineze kanë kryer patrullimin e parë të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anijet luftarake ruse dhe kineze kanë kryer patrullimin e parë të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Po ashtu njoftohet se patrullat përfshinin gjithsej 10 anije luftarake, 5 nga secili komb, dhe zgjatën një javë, nga 17 tetor deri 23 tetor, duke mbuluar 1 mijë e 700 milje detare. Krahas patrullës, dy marina ushtruan manovra të përbashkëta taktike dhe kryen një sërë stërvitjesh ushtarake. Ndërkohë, CNN njofton se objektivi i patrullës së përbashkët ishte të demonstronte flamujt shtetërorë të Rusisë dhe Kinës, të ruante paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit dhe gjithashtu të mbronte objektet e aktivitetit ekonomik detar të të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …