Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Dy koalicione të shpallura, pesë parti tërhiqen nga gara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për deklarimin e pjesëmarrjes përmes koalicioneve në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjatë periudhës nga 9 deri më 23 qershor, janë deklaruar dy koalicione politike. “Koalicija Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, dhe koalicioni “SDU-NASHA”, i përbërë nga Socijaldemokratska Unija dhe Nasha Inicijativa, i cili do të garojë vetëm në komunën e Prizrenit. Po ashtu, pesë parti politike kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Ato janë: Organizata Balli Kombëtar Demokrat, Partia Demokratike e Diasporës, Partia e Drejtësisë, Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Balliste. KQZ njofton se afati për aplikimin për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve fillon më 26 qershor. Subjektet që dëshirojnë të marrin pjesë në garë duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …