leoni

Komuna e Deçanit kërkon bashkëpunim me qytetarët për të parandaluar zjarrvëniet

Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike e komunës së Deçanit përmes një postimi n facebook apelon tek gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues për të parandaluar zjarrvëniet në çdo sipërfaqe toke private apo shtetërore në Komunën e Deçanit.

Në rast konstatimi të rënies së zjarrit mund të njoftoni në numrat e telefonit të mëposhtëm:

112 – Qendra Operative Emergjente

193 – Zjarrfikësit

194 – Shërbimi Mjekësor Emergjent

192 – Policia

Për personat përgjegjës që janë bërë shkak për ndezjen e zjarreve me dashje ose nga pakujdesia do të ketë masa ndëshkuese sipas dispozitave të kodit penal të Republikës së Kosovës. Zjarrëvënia është vepër penale. Mos ndez zjarre në ara, fusha, pyje. Kujdes në hedhjen e mbetjeve që shkaktojnë zjarre si hiri, cigarja etj.

Një shkëndijë e vogël zjarri shkakton pasoja të përgjithshme. Një shkëndi e vogël zjarri, mund të ketë pasoja të paparashikueshme Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë është vepër penale e sanksionuar sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Kontrolloni gjithashtu

Takim falënderues me komandantin e deritanishëm të Policisë në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në një takim falënderues komandantin e …