Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ-ja publikoi raportet vjetore financiare të partive politike të zgjedhjeve të fundit vendore dhe të përgjithshme

KQZ-ja publikoi raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve paralamentare dhe lokale (2021) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb faqe raportet e audituara financiare pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.    Raportet e audituara financiare të vitit 2021, të cilat u takojnë partive politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së

Duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë raportet vjetore financiare, ndërsa pas çdo palë zgjedhjeje subjektet politike garuese duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës më së largu deri 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve.  Me qëllim të rritjes së transparencës, prej disa vitesh KQZ ka pubikuar raportet vjetore financiare dhe raportet e fushatave zgjedhore edhe kur ato nuk kanë qenë të audituara, duke sqaruar se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësimë gjatë procesit të auditimit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …