Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se nuk e di kush është Burim Ramadani, i cili ka publikuar projektin e Asociacionit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se nuk e di kush është Burim Ramadani dhe nuk sheh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo ta publikojë. Një propozim i ri i balancuar evropian për asociacionin është paraqitur në fund të Evropës dhe është diskutuar nga të dyja palët dhe se nuk është nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet,” tha Peter Stano  duke shtuar se është politikë shumëvjeçare e Komisionit të mos komentojë mbi rrjedhjet e supozuara. Ish-inspektori i AKI-së, ditë më parë Burim Ramadani, ka publikuar projektin  e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe. Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …