Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi është zotuar se nuk ka më kompromise në negocim, sepse sipas tij ato tanimë kanë përfunduar

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ditë më parë konfirmoi se takimi do të mbahet të enjten më 16 nëntor. Ai u shpreh se dakordimi i vetëm me Lajçakun në Kosovë, ishte për këtë takim që pritet të mbahet. Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, deklaroi Bislimi, pasi  ditë më parë,  pranoi Raportin e Progresit.  Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar. “Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt eskalimit të konfliktit, ka deklaruar Besnik Bislimi, i cili për herë të parë ka pranuar se janë bërë kompromise në bisedime me Serbinë

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …