leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak: Në takimin që do të mbahet në Bruksel, temë kryesore do të jetë përparimi i menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes

Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh. Ky takim organizohet pas vizitës së fundit që pati në Prishtinë, emisari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai gjatë takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun. Lajçak me kohë kishte konfirmuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahej së shpejti në Bruksel, por pa dhënë datë të saktë. Ndërkohë ka bërë të ditur se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …