Dëshmitari, Sadik Halitjaha, gjatë paraqitjes së tij në Hagë, ka thënë se Adem Demaçin e ka pasur ideal dhe se ai e drejtuar luftën

Ish-eprori i UÇK-së, dëshmitari Sadik Halitjaha, i cili dje filluar paraqitjen e tij para trupit gjykues,  në Hagë, ka thënë se Adem Demaçin e ka pasur ideal për arsye se e ka ditur që ai është duke e drejtuar luftën. Ai ka thënë se pa lejen e Demaçit as nuk janë takuar me gazetarët dhe as nuk kanë dhënë intervista, duke treguar edhe se si ka funksionuar zinxhiri komandues nga shtabi i përgjithshëm deri në nivel të zonave. Nga shtabi i përgjithshëm nuk kemi pas urdhra me shkrim. Nuk kemi pas protokolle në mes zonës dhe shtabit të përgjithshëm. Nga niveli i zonës deri në nivelin e skuadrës është punuar me rregullore sepse rregulloret i kanë nxjerrë zonat. Rregulloret i kemi bërë ne, unë dhe Halil Cadraku me Esniçin – Vesel Maliqin dhe kështu ka funksionuar zinxhiri komandues, po të kishin pritur  urdhra të cilat do qofshin ato nga shtabi i përgjithshëm. Ne kemi pritë më shumë nga Adem Demaçi pasi e kemi ditur  që ai është t’u e drejtuar luftën. Çdo gjë e kam pritë dhe e kemi pritë të gjithë nga ai. Përndryshe, nuk ka pas urdhër protokollues nga asnjëra palë. Zinxhiri komandues në nivel zone deri në skuadër a shkuar shumë mirë”, ka thënë mes tjerash, Sadik Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …