Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Valmir Elezi: Javën tjetër bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit për masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se javën që vjen do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit për masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen në Besianë e Mitrovicën veriore. Sipas Elezit ky udhëzim do të specifikojë saktë të gjitha masat mbrojtëse kundër infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor. Poashtu ai ka bërë me dije që pasi KQZ-ja të pranojë nga IKSHPK-ja një listë me personat e infektuar dhe ata që janë në vetizolim menjëherë do t’i kontaktojnë ata që t’i njoftojë për mundësinë e votimit. Sipas tij përveç përgatitjeve teknike për organizimin e zgjedhjeve është duke u përgatitur edhe për të zbatuar masat që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …