Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si kandidat për kryetar komune është që kandidati të ketë qenë banor i asaj komune për së paku tre vjet. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se ky kriter buron nga neni 9, paragrafi 2 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale, përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. “Kandidati për kryetar komune duhet të ketë qenë për së paku tre vite banor i komunës ku synon të kandidojë,” – tha Elezi. Ndër kushtet tjera për certifikim përfshihen: mosqenia në funksione të caktuara shtetërore, mos dënimi për vepra penale me burgim në tri vitet e fundit, mos pagesa e gjobave nga PZAP apo KQZ, dhe respektimi i vendimeve të institucioneve zgjedhore. Afati për aplikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale fillon më 26 qershor dhe zgjat deri më 13 gusht 2025. Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe kuvendet komunale do të mbahen më 12 tetor 2025, sipas vendimit të shpallur nga presidentja Vjosa Osmani më 9 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …