Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e institucioneve dhe zvarritjen e proceseve politike në vend. Kosova po paguan çmimin e besimit të dhënë, sipas tij, një mashtruesi politik. “Për fat të keq, jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Nuk është befasi për mua, ju e dini qëndrimin tim për të. Një njeri nuk mund të tallet pa kufi me një vend,” – tha Haradinaj. I pyetur për takime eventuale me partitë tjera për të zhbllokuar situatën, ai u përgjigj se përgjegjësia i takon vetëm Kurtit, i cili, siç u shpreh, ka shumicën dhe po e mban peng Kosovën. Të gjithë jemi peng të tij. Këto takimet tjera janë përralla. Një njeri po e mban peng Kosovën dhe po i bën keq vendit,  përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …