Përplasje mes kryetares së KQZ-së Valdete Dakës dhe anëtarit të KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi

KQZ: Zgjedhjet për kryetar të komunës së Burimit do të mbahen më 17 dhjetor

Komisioni Qendror Zgjedhor mori vendim që zgjedhjet për kryetar të komunës së Burimit do të mbahen më 17 dhjetor. Në takim e KQZ-së, kryetarja e saj, Valdete Daka tha se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është i plotfuqishëm duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme që obligon për përsëritje të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, pas gjetjes së parregullsive në votat me postë. Fushata zgjedhore do të zgjasë nga 11 deri 15 dhjetor, derisa data 16 dhjetor do të jetë heshtje zgjedhore. Gara do të zhvillohet në mes të kandidatët të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …