Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Thaçi: Kosova është e gatshme ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës në Shqipëri

Duke folur për vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët e Shqipërisë dhe institucionet e saj pas reshjeve të dendura atmosferike, kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgoj atje Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas bisedës së zhvilluar me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e rënduar në Shqipëri, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të nisin për në Shqipëri pjesëtar të FSK për t’i ndihmuar ekipet e Shqipërisë në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Ne jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …