Personat me nevoja të veçanta ende nuk kanë përkujdesje të duhur institucionale

Ashtu sikur në vende anekënd botës, edhe në vendin tonë u shënua Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar ku mori pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj. Gjatë fjalës para të pranishmëve ai tha se ndonëse është punuar për përmirësimin e e pozitës së kësaj kategorie në shoqërinë tonë ende ka edhe shumë për të bërë në avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Në vijim të fjalës së tij, kryeministri, Ramush Haradinaj përmendi disa projektligje që ende nuk janë miratuar, por për të cilat tha se shumë shpejt do të shkojnë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Ndërkohë, Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, kërkoi që personat me nevoja të veçanta të mos shihen si barrë për shoqërinë, por si vlerë për shoqërinë. Drejtori i Shoqatës “Hendikos”, Afrim Maliqi, tha se në botë llogaritet se ekzistojnë mbi 1 miliard njerëz me aftësi të kufizuara apo 15 për qind e popullatës, që janë të prekur apo jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …