leoni

Filloi Konferenca e Shtatë Vjetore Gjyqësore organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sot filloi Konferenca e Shtatë Vjetore Gjyqësore. Gjatë fjalës para të pjesëmarrësve në konferencë, kryetari, Hashim Thaçi tha se Republika e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri më tash ka ndërmarr një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë dhe në funksion të respektimit të rendit kushtetues. Të arriturat e sistemit tonë gjyqësor nuk janë të pakta, por gjatë rrugëtimit ka pasur edhe sfida. Vetëm përgjatë këtij viti kemi ndërmarr hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit tonë gjyqësor dhe në shtrirjen e tij në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Kosovës dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që nga pas lufta nuk janë ndalur së punuari që në Kosovë të kemi një sistem të mirëfilltë gjyqësor ku të gjithë do të jenë të barabartë dhe do të trajtohen si të tillë dhe ju jeni ata që e keni këtë detyrë të shenjtë para vetes, para popullit dhe para ligjit, theksoi kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …