leoni

Jakup Krasniqi

Krasniqi flet për hapat e opozitës pas mbledhjes së nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë

Nisma për Kosovën ka siguruar 41 nënshkrime të deputetëve dhe tashmë i ka votat e mjaftueshme që mund ta dërgojë në Kryesinë e Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Gazetën “Monitor” ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dorëzohet në Kuvend të hënën. Mbledhjen e 41 nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë, Krasniqi e ka quajtur këtë si suksesi i parë i kësaj nisme, ndërsa suksesi i dytë do të varet nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi ka theksuar se për rrëzimin e Qeverisë duhet të jetë dakord shumica e thjesht e deputetëve. “Duhet të bisedojnë, kryetari me deputetët por shpresoj që ka e hëna të ishte kërkesa e dorëzuar për seancë. Mosbesimi shprehet në shumicën e thjesht të deputetëve. Ky është suksesi i parë i nismës së mocionit, mendoj se ne këtë e kemi arritur. Kurse suksesi i dytë mendoj se varet nga deputetët tjerë, sepse ky është edhe interes i qytetarëve. Kjo Qeveri nuk është e gatshme të merr asnjë vendim të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa në rregulloren e Kuvendit thuhet se mocioni duhet të vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij. Që të arrihet qëllimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ai duhet të merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …