Ekaterina Trendafilova pritet me respekt në Mitrovicën e Veriut, jo me protesta të përgjakshme, sikur në Prishtinë

Trendafilova: Zbardhja e së vërtetës për krimet e paragjykuara të kryera nga UÇK-ja, i intereson vetë UÇK-së

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, bullgarja Ekaterina Trendafilova në një konferencë për media tha se zbardhja e së vërtetës për krimet e paragjykuara të kryera nga UÇK-ja, i intereson vetë UÇK-së. E rëndësishme është zbardhja e së vërtetës, edhe nëse ka akuza. Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë plotësisht operativ dhe prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë ajo. Në të gjithë përpjekjet e mia të deritashme, kam qenë fuqimisht e motivuar që institucioni ynë t’ju përmbahet standardeve më të larta në fushën ligjore, që të ngulisim praktikat më të mira, të marrim vendime gjyqësore sa më cilësore dhe t’i kryejmë detyrat tona me profesionalizëm dhe ndershmëri maksimale”, tha Trendafilova.

Lidhur me vendimin e shqiptuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese më 26 prill e cila konstatoi se për 9 nga 208 rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nevojitej shqyrtim i mëtejshëm nga gjykatësit e Plenares, ajo tha: Shqyrtimi dhe përfundimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk zbehin cilësinë e punës së kryer nga Plenarja. Nuk është e pazakontë që dokumentet legjislative t’i nënshtrohen një analize të hollësishme dhe në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e tyre. Kjo është një provë dhe garanci më shumë se procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kryhen në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme”. Në lidhje me hapat vijues, Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar, nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave. Më pas, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t’i shqyrtojë sërish këto rregulla.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment, Dhomat e Specializuara do të mund të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …