Edi Rama

Edi Rama: E dija që vettingu do të na sillte probleme, meqë ishte pika ku PD të kapej për të bllokuar reformën në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për mediet në sallën e hartave ka folur për negociatat me Partinë Demokratike. Ai me këtë rast ka thanë: Faleminderit që jeni sot këtu. Mendoj që është një moment i volitshëm për të bërë një rezyme të situatës për të dhënë disa informacione besoj të nevojshme, duke ndarë dhe me publikun që na ndjek në rrjetet e komunikimit. E kam pasur parandjenjë që vettingu do të na sillte probleme. E kam ndarë shqetësimin që kjo mund të bëhet pika ku PD të kapet për të bllokuar reformën në drejtësi. Surprizën e bllokimit ë vettingut unë e kam pritur në një farë mënyrë, nuk e kam pritur bojkotin e parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet, një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses. Shansi ishte mundësia për të destabilizuar koalicionin duke u përpjekur të përçajë shumicën dhe duke mikluar Ilir Metën dhe LSI-në”.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …