Wallstrom: Përkrahja për Kosovën do të vazhdojë

Wallstrom: Përkrahja për Kosovën do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Kreu i Kuvendit, Veseli, e ka njohur kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në vendin tonë, të arriturat zhvillimore të Kosovës në shumë sfera, por edhe sfidat që ajo ka para vetes, veçanërisht në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euroatlantik. Veseli e ka falënderuar ministren Wallstrom për ndihmën e gjithanshme të shtetit të saj për Kosovën në dekadat e fundit, duke kërkuar njëkohësisht, që kjo mbështetje të vazhdojë, tashmë në rrethana dhe procese të reja. Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, ka vlerësuar lart bashkëpunimin që të dy vendet kanë ndërtuar në shumë segmente, ndërsa vizitën e saj në Kosovë e konsideroi një mundësi të mirë për të kontribuuar në thellimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Stokholmit dhe Prishtinës zyrtare. Shefja e diplomacisë suedeze ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …