Krasniqi: Prindër shkolla ka nevojë për ju

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, po vazhdon t’i takoj sipas planit të hartuar nga  ekipi profesional i DAE-së, prindërit e shkollave të komunës së Malishevës, që drejtpërdrejt të bisedoj me ta, udhëheqjen e shkollës si dhe me mësimdhënësit, për rrethanat e reja të krijuara në arsim. Në këtë takim, debati ishte i hapur, duke u trajtuar të gjitha temat me rëndësi për shkollën dhe komunitetin, si dhe të gjithë u zotuan për të punuar bashkë për dije gjithëpërfshirëse, për fëmijët tanë dhe për rezultate të mira në procesin edukativo -mësimor. Do t’u jemi mirënjohëse për punën dhe sukseset e treguara juve, si  menaxhment i  shkollës dhe personelit arsimor të cilët kanë ndërtuar raporte të mirëfillta të bashkëpunimit prind- mësimdhënës – nxënës, prandaj, në çdo rrethanë, do të jemi së bashku për të mirën e shkollave tona dhe fëmijëve tanë, ka thënë drejtoresha Krasniqi.

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …