Ejup Maqedonci: MM dhe FSK kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij muaji për operacionin INTERFLEX.
Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interlfex.
Ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e Institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës.
Si pjesë e përgatitjeve që po bëhen për këtë operacion, sot takova një grup gazetarësh ukrainas të cilët kanë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim diskutimin rreth situatës aktuale në Ukrainë dhe ofrimin e njohurive kulturore dhe gjuhësore për pjesëtarët e FSK-së të cilët do të qëndrojnë për gjashtë muaj nën ombrellën e Ushtrisë Britaneze për të kontribuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …