Kryetari Latifi ka pritur nxënësin 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐇𝐨𝐭𝐢𝐧 pjesëmarrës në garën e Olimpiadës së Matematikës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim të veçantë 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐇𝐨𝐭𝐢𝐧, nxënës i klasës së dhjetë i drejtimit Shkenca Natyrore në ShML “12 Maji” – Ratkoc, i shoqëruar nga prindërit e tij, Bekimi dhe bashkëshortja e tij, Merita. Sahiti, në garën e Olimpiadës së Matematikës, që u mbajt më 23 dhjetor 2023, në Prishtinë, ka treguar rezultat të shkëlqyer në lëndën e matematikës, duke u renditur në top 7-shën e më të mirëve në nivel vendi. Kryetari Latifi tha se Sahiti, na bëri të ndihemi krenarë me arritjet e fundit. I uroj shëndet, suksese në mësime dhe arritje të larta në garat e mëtejme!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …