Krasniqi: SHFMU ” Labinot Krasniqi” është pjesë e investimeve të projektit për efiçencë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Labinot Krasniqi”, në fshatin Mirushë, kremtoi ditën e shkollës dhe përvjetorin e dëshmorit të atdheut, ”Labinot Krasniqi”. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, ku prezantoi, se në këtë shkollë do të  investohet përmes projektit të efiçencës në infrastrukturën e brendshme si dhe në pajisjen me mjete mësimore dhe vazhdoi, Labinot Krasniqi, ishte ushtari dhe luftëtari që misionin për çlirimin  e trojeve shqiptare e vazhdoi edhe pas lirisë së Kosovës, Labinoti, ishte dhe do të mbetet frymëzimi për  nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit, prindërit dhe për gjithë kombin shqiptar, Labinoti na tregoi hartën  e trojeve shqiptare, ai  na mësoi se si duhet arsimi shqip, prandaj unë me gjithë mësimdhënësit do të angazhohem, jo vetëm që të krijojmë infrastrukturën të nevojshme për nxënësit tanë , por edhe të rrisim cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, ky është misioni im dhe  i juve mësimdhënës”, përfundoi Krasniqi. Për të arriturat e nxënësve , mësimdhënësve e kontributin e komunitetit shkollor foli drejtori i shkollës, ndërsa për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, nxënësit shfaqën program të pasur kulturor- artistik. Në fund shkolla ” Labinot Krasniqi”, u nderua me panon e mësonjëtores së parë shqipe nga drejtoresha  për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, si dhe u  bënë homazhe e u vendosën lule para bustit të dëshmorit të kombit, Labinot Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …