Vladimir Putin

Kremlini ngriti notë proteste kundër ambasadorit amerikan në Rusi, Sullivan pas shpalljes së Vladimir Putinit “kriminel lufte”

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Rusi, John Sullivan, pas deklaratave të kryetarit amerikan,   Joe Biden, i cili e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “kriminel lufte” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ministria  ruse  përmes një deklarate më 21 mars lëshoi një demarsh dhe i dorëzoi një notë proteste në lidhje me deklaratat e papranueshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, në lidhje me presidentin e Rusisë”. “Deklarata të tilla të bëra nga një president amerikan, të cilat nuk janë të denja për një burrështetas, kanë vendosur raportet ruso-amerikane në prag të prishjes së tyre”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Miroslav Lajçak: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në procese të ndryshme të pranimit në BE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë aktive në Konferencën e …