Brickos

Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti inkurajon ekipet kërkuese për policët e zhdukur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë është tronditës për familjen, kolegët dhe gjithë opinionin publik. Ai ka inkurajuar ekipet kërkuese të FSK-së, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjet e tyre.

“Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik. Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre. Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …