Edhe pse ishte dënuar për krime lufte në Kosovë, për vrasjen dhe dëbimin masiv të shqiptarëve, gjenerali Vladimir Llazareviq, është liruar nga burgu dhe në Serbi është pritur zyrtarisht sikur hero kombëtar e jo kriminel lufte. Lazareviq, i cili u lirua nga burgu është transferuar nga Haga për në Serbi me aeroplan qeveritar, dhe i shoqëruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë – ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq. Po ashtu kriminelin e dënuar Lazareviq në aeroportin e Nishit e kanë pritur edhe ministri i Punës, Aleksandar Vulin, prefekti i Nishit, Zoran Perishiq, si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
