Kristine Lambreht: Në takimin e palëve në Bruksel që do të mbahet më 13 maj, do të bëhen hapat e parë me vendime të mira

Kristine Lambreht: Në takimin e palëve në Bruksel që do të mbahet më 13 maj, do të bëhen hapat e parë me vendime të mira

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kristine Lambreht, shpreson se në takimin e palëve  në Bruksel që do të mbahet më 13 maj, do të bëhen hapat e parë me vendime të mira. Ajo u shpreh kështu gjatë vizitës së saj në Kosovë pas takimit me kryeministrin Kurti. ”Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel”. Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”. Ministrja gjermaneka thënë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, kryesisht përmes pranisë së saj në forcat paqeruajtëse të KFOR-it të cilat janë të pranishme në Kosovës prej vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …