Kryekuvendari, Kadri Veseli, filloi vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryekuvendari, Kadri Veseli, filloi vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryekuvendari, Kadri Veseli, filloi vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe, gjatë të cilës do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baronesha D’Souza dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow. Kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet gjithashtu, me Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe me Grupin parlamentar britanik në Këshillin e Evropës, si dhe do të marrë pjesë në lansimin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Veseli do të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë dhe me investitorë potencial nga Britania e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …