Kryekuvendari, Kadri Veseli priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Delawie

Kryekuvendari, Kadri Veseli priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Delawie

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili së shpejti përfundon misionin në vendin tonë. Me këtë rast ai falënderoi ambasadorin amerikan për kontributin e pazëvendësueshëm në shtyrjen përpara të shumë proceseve pozitive në vendin tonë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite. Veseli tha se bashkëpunimi dhe miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së, tashmë është e çimentuar dhe e pakthyeshme. Ambasadori Delawie, u shpreh i lumtur që për disa vite ka drejtuar misionin diplomatik amerikan në Kosovë, ndërsa falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin. Ai po ashtu konfirmoi edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  do të vazhdojnë të mbeten mbështetëse e pa rezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara dhe kapërcimin e sfidave që ajo ka para vetes.​

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …