Kryekuvendari Veseli: Kosova dhe Mali i Zi synojnë integrimet euro-atlantike dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore

Veseli: Kosova dhe Mali i Zi synojnë integrimet euro-atlantike dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq më të cilin ka biseduar për proceset integruese euro-atlantike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Kosova dhe Mali i Zi janë shtete mike. Synim yni i përbashkët janë integrimet euro-atlantike dhe forcimi i raporteve ndërshtetërore, në veçanti në fushën e ekonomisë. Përpara kemi një marrëveshje të rëndësishme, siç është ajo për demarkacionin, të cilën duhet ta ratifikojmë edhe ne. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …