Kryekuvendari Veseli me maskë në kokë në Kuvend

Edhe përpjekja e tretë e kryekuvendarit,  Kadri Veseli për të vazhduar punimet ka dështuar sikur dy përpjekjet paraprake për shkak të tymit lotsjellës që kanë hedhur deputetët e opozitës. Ai, me qëllim për të qëndruar në sallë, kishte vënë një maskë kundër tymit, por ka qenë i kotë qëndrimi më tej në sallën e Kuvendit.  Veseli sërish ka dhënë pesë minuta pauzë, në përpjekje me çdo kusht të vazhdojë punimet e Kuvendit. Herën e dytë dhe të tretë të hedhjes së gazit lotsjellës nuk ka hyrë në sallë kryeministri, zëvendësi i tij dhe asnjë nga ministrat.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon shpalljen “non grata” të drejtuesve të Speciales në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të …