Kryekuvendari Veseli ngushëlloi kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İ. Yilmaz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İsmet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin turk, pas sulmit të sotëm terrorist në Stamboll, i cili shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve.  Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:  “Lajmi për sulmin shkatërrues terrorist në zemër të zonës turistike të Stambollit, që shkaktoi humbjen e jetëve dhe u plagosjen e shumë të tjerëve, shumica e tyre të huaj, u prit në Republikën e Kosovës me dhimbje të thellë. Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës bashkohet me mua për t’i shprehur Shkëlqesisë Suaj, Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë si dhe familjeve të afërmeve të të vdekurve  dhe viktimave, keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta. Me këtë rast shumë të trishtuar, në këto çaste të rënda për Juve dhe qytetarët e Republikës së Turqisë, më lejoni të shpreh dhimbjen time të thellë për Ju dhe vendin tuaj, duke ndarë bashkë  dhembjen me familjarët e viktimave. Ju lutem, shkëlqesi pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …